Hasan Özkal
22 Dhjetor 2015•Përditësim: 22 Dhjetor 2015
GAZİANTEP (AA) - HASAN ÖZKAL - Shefi i Departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “Hasan Kalyoncu” në Turqi, Doç. Dr. Ali Serdar Erdurmaz, ka deklaruar se "Rusia ka forcuar ndjeshëm praninë e saj në Siri dhe është bërë një forcë serioze ushtarake që në rajon forcë të cilën nuk e posedon as edhe SHBA-ja", raporton Anadolu Agency (AA).
Erdurmaz, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se Rusia pas rrëzimit të avionit luftarak rus i cili shkeli hapësirën ajrore turke është përpjekur që këtë krizë ta kthejë në favor ndaj saj.
Ai duke vënë në dukje se menjëherë pas kësaj ngjarjeje Moska vendosi veten e saj në pozitën e viktimës u shpreh më tej se: "Duke përfituar nga kjo situatë ajo në afërsi të portit të Latakias vendosi sistemet e mbrojtjes ajrore nga toka S-300 dhe S-400 dhe në portin Tartus ankoroi sërish anijet e pajisura me këto lloj raketash. Gjithashtu ajo forcoi praninë e saj në rajon duke shtuar edhe avionët luftarakë dhe bombardues në aeroport. Rusia forcoi ndjeshëm praninë e saj në Siri dhe është bërë një forcë serioze ushtarake që në rajon forcë të cilën nuk e posedon as edhe SHBA-ja".
Erdurmaz ka mbrojtur idenë se SHBA-ja e cila ka mbetur spektatore ndaj këtyre ka arritur në një pozitë që sa vjen e shtohet më shumë roli i saj në këtë lojë.
Duke transmetuar se Rusia me këtë ndërhyrje fizike në Siri ka bërë që të tërhiqet vëmendja nga kriza e Ukrainës dhe pushtimin e Krimesë e ka vendosur në një pozitë legjitime, ai u shpreh se: "Krahas të gjitha këtyre Rusia u përpoq që ti japë mesazhin SHBA-së dhe botës se janë një shtet i madh dhe se nuk do të ndikohen nga embargot. Në këtë fazë ku Rusia ka vendosur sistemet e reja të armëve, avionëve dhe anijeve në Siri nuk do të jetë një qasje e gabuar që të vërtetat historike të vlerësohen duke theksuar se ajo ka qëllimin e pushtimit të pakthyeshëm të territorit në Lindjen e Mesme".
- "Rusia po kryen krime lufte"-
Ministri i Shëndetësisë në qeverinë e përkohshme të Sirisë dhe kryetari i Partisë Lëvizjes Kombëtare Turkmene, Vexhih Xhuma ka pohuar se Rusia ka pushtuar zyrtarisht Sirinë dhe se kërkon që të marrë legjitimitetin nga Asadi në Siri. Xhuma ka shtuar gjithashtu se kjo situatë është e papranueshme.
Duke tërhequr vëmendjen se Rusia po bombardon rajonet ku ndodhen opozitarët Xhuma ka pohuar se: "Në sulmet ajrore po humbin jetën gratë dhe fëmijët. Këto janë krime lufte. Rusia në kohët e fundit e ka bërë Sirinë një vend të grumbullimit ushtarak. Vlerësojmë se Rusia në ditët e ardhshme do të jetë akoma edhe më agresive në Lindjen e Mesme. Bota këtë e vëren, por askush nuk po bën diçka".
- "Pothuajse të gjitha sulmet ajrore kundër nesh i kryen Rusia"-
Zekeriya Karslı, një prej komandantëve turkmenë në frontin e Damaskut të lidhur me Ushtrinë Siria e Lirë tha se opozitarët sot nuk luftojnë vetëm me Asadin, por në të njëjtën kohë luftojnë edhe me Rusinë dhe Iranin.
"Rusia kaloi në veprim menjëherë pas rrëzimit të avionit luftarak rus i cili shkeli hapësirën ajrore turke. Dhanë përshtypjen se ishin të përgatitur ndaj kësaj situate. Rendën në ndihmë të Asadit i cili ishte në situatë të vështirë dhe zbarkuan si në Mesdhe ashtu edhe në Siri. Në këtë periudhë pothuajse të gjitha sulmet ajrore kundër nesh i kryen Rusia. Gjithashtu ky grumbullim ushtarak i Rusisë është një shenjë se ajo për shumë vite nuk do të dalë nga Siria. Këtë duhet ta vërejë e gjithë bota" ka deklaruar Karslı.
Karslı ka shtuar më tej se një situatë e ngjashme ku Rusia pësoi humbje në Afganistan dhe Çeçeni do të përjetohet edhe në Siri.
Ai duke nënvizuar se do të luftojnë deri në fund kundër Asadit dhe Rusisë tha se: "Po japim përpjekje, jetë a vdekje në kushte të vështira. Nuk posedojmë armë të mjaftueshme, por kemi njerëz që japin jetën për vendin e tyre. Përfundimisht këta njerëz do të jenë fitues kundër tiranisë".