Enes Duran
29 Gusht 2016•Përditësim: 30 Gusht 2016
ANKARA (AA) - Anadolu Agency (AA) në bashkëpunim me Akademinë e Policisë së Turqisë ka nisur sezonin e 7-të të trajnimit në fushën e gazetarisë së luftës, raporton Anadolu Agency (AA).
Mehmet Öztürk, drejtor i Publikimeve për Gjuhët e Botës pranë AA në një fjalim të mbajtur gjatë ceremonisë së hapjes në ambientet e Akademisë së Policisë në Ankara, tha se Agjencia ka filluar të hedhë hapa të rëndësishëm që prej vitit 2011 si në Turqi ashtu edhe në botë. Öztürk tha gjithashtu se trajnimi në fushën e gazetarisë së luftës është një nga këta hapa të rëndësishëm.
Duke theksuar se gazetarët bëjnë një punë të shenjtë, Öztürk tha se gazetaria e luftës është më e vështira e këtij profesioni. Ai theksoi se çdo ditë e më shumë nevoja për gazetarinë e luftës është në rritje dhe në vazhdim shtoi: "Al Jazeera, muajt e kaluar firmosi një marrëveshje me Anadolu Agency për të marrë pjesë në trajnimet e gazetarisë së luftës. Kjo tregon që grafiku i suksesit tonë është në ngjitje."
"Gazetaria e luftës nuk është një gazetari që bëhet vetëm në kushte lufte"
Ndërsa zëvendës drejtori i Akademisë së Policisë së Turqisë, Fatih Inal, duke theksuar se pa përmendur vështirësitë dhe vuajtjet e përjetuara në Turqi dhe rajonin e Lindjes së Mesme do të jetë e cunguar të flasësh për gazetarinë e luftës. Ai rikujtoi se në Irak dhe Siri kanë humbur jetën mijëra njerëz.
Duke theksuar se dëshira e tyre është që të mos ketë luftëra në botë Inal u shpreh: "Edhe pse emri është gazetaria e luftës, unë kam dëshirë ta quaj gazetari në kushte të vështira. Pas gazetaria e luftës nuk është një gazetari që bëhet vetëm në fushën e betejës. Kemi të bëjmë edhe me fatkeqësitë natyrore. Duhet të bëhen lajme edhe nga këto rajone."
Nga ana tjetër zëvendës koordinatori i Akademisë së Lajmeve të AA Hajri Çetinkuş në fjalën e tij tha se sezoni i 7-të i gazetarisë së luftës në bashkëpunim me Akademinë e Policisë është një organizim me rrënjë të thella.
Çetinkuş në vijim tha se kjo pjesë gjeografike është djepi i civilizimeve dhe migrimit të detyrueshëm. Ai theksoi se në një situatë të tillë duhet bërë e mundur ulja në maksimum e rreziqeve të jetëve të atyre që merren me lajme.
Do të jepet mësim në 26 fusha të ndryshme
Trajnimi për 24 personat e përzgjedhur të cilët do të bëjnë detyrën e gazetarit në kushte shumë të vështira zhvillohet në Ankara dhe do të zgjasë deri më 9 tetor.
Trajnimi do të jepet nga specialistë të Anadolu Agency, Akademisë së Policisë së Turqisë, Forcave të Armatosura të Turqisë, Qendrës së Ndërhyrjeve Urgjente dhe Fatkeqësive Natyrore (AFAD) si dhe specialistë të Departamentit të Sigurisë Sociale të vendit.
Trajnimet do të jenë që nga gazetaria deri tek siguria personale, jurisprudenca e luftës, ndihma e parë, kurse të përparuara për dhënie të makinës, metodat e mbijetesës në ujë dhe kushte të vështira, sulmet biologjike dhe kimike, gjendje të mbinatyrshme deri tek drejtimi mediatik. Plot në 26 fusha të ndryshme.
Pas përfundimit të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata të vlefshme ndërkombëtarisht.