Fatjon Cuka
21 Dhjetor 2016•Përditësim: 22 Dhjetor 2016
TIRANË (AA) - Një zjarr i madh ka përfshirë katin e dhjetë të një pallati në Tiranë, duke shkaktuar dëme materiale, raporton Anadolu Agency (AA).
Menjëherë pas përfshirjes nga flakët të apartamentit të përshtatur për palestër forca të shumta të zjarrfikëses dhe policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke bërë edhe evakuimin e banorëve të pallatit.
Sipas informacioneve parapake të policisë, mësohet se nuk ka persona të lënduar nga zjarri, ndërsa kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e tij.