Ekip
02 Janar 2020•Përditësim: 03 Janar 2020
Një i arratisuri i organizatës terroriste FETO, Harun Çelik, sillet në Turqi nga Shqipëria, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një video të siguruar nga AA, shikohet sesi shokët e Çelik, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, e mësojnë atë që të përdorë taktikë, duke i thënë "Harun, alivanosu, alivanosu. Bëj sikur alivanosesh".
I arratisuri i FETO-s dërgohet nga Shqipëria në Turqi
Ndërkohë, e pyetur nga AA në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë tha se, "Ky shtetas ishte i dënuar dhe dje doli nga burgu. Ky shtetas është kapur me dokumente false në dalje në Rinas(aeroport) dhe për këtë u dënua. Në bazë të ligjit për të huaj, janë bërë proceduarat ligjore për largim nga Shqipëria".
Çelik ka qenë i dënuar disa muaj në Shqipëri, pasi u arrestua në aeroport për veprat penale "Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".