Agim Sulaj
23 Gusht 2021•Përditësim: 24 Gusht 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 17 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.343, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 1.067 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 130.376.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 7.946 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 889.180 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 278 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 107.566 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 20.467.