Agim Sulaj
27 Maj 2020•Përditësim: 28 Maj 2020
Autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë bërë të ditur se edhe një person është diagnostikuar me koronavirusin e ri (COVID-19), duke eçuar në 1.048 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nuk është raportuar ndonjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga ky virus, por shtatë persona kanë rezultuar të shëruar, ndërsa numri i pacientëve të shëruar deri më tani është 801.
Të mërkurën në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 267 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 13.992 mostra.
Në Kosovë deri më tani nga koronavirusi kanë përfunduar me vdekje 30 persona, të cilët sipas autoriteteve shëndetësore të vendit “kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.