Zylfije Adem Jakupi
10 Gusht 2021•Përditësim: 11 Gusht 2021
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 562 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) nga gjithsej 5.272 mostra të dyshuara të testuara për virusin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kjo është më shumë se dyfishi i rasteve të reja të regjistruara në ditët e fundit, pasi dje u regjistruan 263 raste, ndërsa të dielën 269 raste.
Gjatë ditës së fundit janë regjistruar dy viktima të reja, me çka numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 2.273.
Institucionet shëndetësore kanë regjistruar 78 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 105.843 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht kishin rezultuar pozitivë ndaj virusit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 2.640.
Që nga shpërthimi i pandemisë, vendi ka kryer 771.770 teste të dyshuara për COVID-19, prej të cilëve 110.756 persona rezultuan pozitivë.
Në 24 orët e fundit, vendi ka administruar 17.085 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, vendi ka administruar 504.817 doza, nga të cilat 170.852 persona kanë marrë të dy dozat e nevojshme për të luftuar pandeminë.