Ekip
09 Shtator 2021•Përditësim: 10 Shtator 2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 256 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 181.875, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga COVID-19 po ashtu është rritur në 6.184, me 31 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.
Vendi po ashtu regjistroi 545 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë COVID-19, duke e çuar në 162.060 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13.631.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.206.597 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.778 teste të kryera brenda ditës së fundit.