Bojana Stojanovic
08 Prill 2020•Përditësim: 09 Prill 2020
Në 24 orët e fundit në Serbi kanë vdekur katër persona të tjerë si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19) dhe janë regjistruar 219 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 2.666, transmeton Anadolu Agency (AA).
Që nga raporti i fundit, deri në ora 15:00, janë testuar mostrat e 1.135 personave, nga të cilët 219 kanë rezultuar pozitivë.
Në spitale janë shtruar 1.705 pacientë, ndërsa gjithsej 112 pacientë janë në respiratorë.
Në 24 orët e fundit, kanë vdekur edhe katër persona, duke e çuar numrin e vdekjeve në 65.
Të vdekurit e ditës së djeshme ishin të moshës mesatare 62 vjeç dhe ishin me disa sëmundje të tjera të shoqëruara.
Deri më tani, në Serbi janë testuar gjithsej 10.761 persona të cilët kanë plotësuar kriteret e përcaktimit të rastit.