Saimir Alija
22 Nëntor 2020•Përditësim: 23 Nëntor 2020
Në Shqipëri janë regjistruar 565 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 14 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 32.761 dhe numri i të vdekurve në 699, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 373 qytetarë, duke e rritur në 15.842 numrin e të shëruarve në vend, ndërsa raste aktive aktualisht janë 16.220.
Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 449 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 172.848 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.