Muhammet Kurşun
24 Mars 2016•Përditësim: 24 Mars 2016
ERBIL (AA) – Forcat irakiane kanë çliruar 11 fshatra në afërsi të Mosulit, në kuadër të operacionit për çlirimin e qytetit nga prezenca e organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Irakut më herët theksohej se ka filluar faza e parë e aksionit "Pushtimi” që ka për qëllim çlirimin e Mosulit nga terroristët e DAESH-it.
Siç theksohet, tanimë është rimarrë kontrolli mbi disa fshatra në afërsi të Mosulit ku janë vendosur flamujt e Irakut.
Gjatë operacionit për çlirimin e Mosulit, forcat e Irakut kanë përkrahjen e avionëve të koalicionit, ndërkohë që komandanti i forcave Peshmerge, Mahmuru Ziryan Seyh Vesani, deklaroi për AA se Peshmergët gjithashtu janë pjesë e aksionit.
Vesani theksoi më tej se gjatë aksionit janë plagosur 12 ushtarë, dy nga të cilët në gjendje të rëndë.
Qeveria e Irakut më 9 shkurt në Mahmur zbarkoi rreth katër mijë ushtarë dhe armatim të rëndë të cilët në pritje të aksionit ishin vendosur rreth 60 kilometra larg Mosulit.