Hajer M'tırı
18 Nëntor 2015•Përditësim: 18 Nëntor 2015
PARIS (AA) – Zyra e Prokurorisë në Paris zyrtarisht bëri të ditur se gjatë aksionit të zhvilluar sot në mëngjes për arrestimin e të dyshuarve për serinë e sulmeve terroriste të 13 nëntorit një grua është hedhur në erë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia franceze njoftoi se përveç gruas e cila aktivizoi mjetin shpërthyes, është vrarë edhe një i dyshuar, ndërsa tre persona janë arrestuar në aksionin i cili është kryer në një ndërtesë në paralagjen Sanit Denis në Paris.
Në sulmet terroriste të premten në Paris u vranë 129 persona, ndërsa 352 të tjerë u plagosën. Gjatë sulmeve në gjashtë lokacione humbën jetën edhe shtatë sulmues. Përgjegjësinë për sulmin e mori organizata terroriste DAESH.