Hatice Kesgin
05 Dhjetor 2015•Përditësim: 05 Dhjetor 2015
BAMAKO (AA) - Kreu i një grupi të Al-Kaedës mori përgjegjësinë për sulmin e 20 nëntorit i cili ndodhi në kryeqytetin e Malit, Bamako, ku gjetën vdekjen 19 njerëz, raporton Anadolu Agency (AA).
Abdelmalek Droukdel, që llogaritet kreu i Al-Kaedës në "Magreb", lëshoi të premten në qarkullim një video- incizim në të cilin ai mer autorësinë mbi sulmin vdekjeprurës bashkë me një grup tjetër të njohur si al-Mourabitoun, lideri i të cilit, Mokhtar Belmokhtar nga Algjeria iu betua Al-Kaedës në maj të këtij viti.