Sümeyye Dilara Dinçer
18 Maj 2021•Përditësim: 20 Maj 2021
Një surfist në brigjet lindore të Australisë ka humbur jetën si pasojë e sulmit të peshkaqenit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia njoftoi se një surfist 50-vjeçar në ujërat e Forster, 220 kilometra në veri të Sydney, është sulmuar nga peshkaqeni.
Zyrtarët njoftuan se pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shëndetësisë nuk ka mundur të mbijetojë surfisti i plagosur rëndë.
Më pas zyrtarët njoftuan se plazhi Forster është mbyllur ndërsa në rajon janë gjetur 2 peshkaqenë pas hulumtimeve me dronë.
Zyrtarët bënë të ditur se në rajon më parë nuk është raportuar për sulm të peshkaqenit.