Yusuf Hatip
11 Qershor 2020•Përditësim: 12 Qershor 2020
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë ka arritur në 59.711, pas 142 rasteve të reja të shënuara në 24 orët e fundit, ndërsa me 16 vdekje të reja, ka arritur në 9.636 numri gjithsej i vdekjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra belge e Krizave njoftoi se në 24 orët e fundit, 19 persona janë shtruar në spital, ndërsa 61 të tjerë janë liruar pas trajtimit.
Në deklaratë thuhet se numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv është pakësuar me 3 persona duke e çuar në 99 numrin e përgjithshëm.
Nga 9.636 vdekjet e shënuara theksohet se 49 për qind e tyre janë në spitale dhe 50 për qind nëpër azile.
- Anulohen 95 për qind e dasmave
Sipas lajmit në gazetën Brussels Times, janë anuluar 95 për qind e dasmave që ishin planifikuar në vend në muajin korrik dhe gusht.
Ndër të tjera në lajm thuhet se përfaqësuesit e sektorëve kanë bërë të ditur se "nuk janë të kënaqur nga masat e qeverisë dhe se shumë kompani të organizimeve (eventeve) janë në prag të falimentimit".
Në Belgjikë e cila ka kaluar në fazën e tretë të normalizimit, për dasmat dhe aktivitetet masive është vendosur kufizimi prej 50 personash.