Dildar Baykan Atalay
19 Shkurt 2022•Përditësim: 19 Shkurt 2022
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki deklaroi se presidenti i SHBA-së, Joe Biden më 24 shkurt do të zhvillojë një bisedë nëpërmjet internetit me liderët e G7-tës dhe do të diskutojë për zhvillimet e fundit në tensionet Ukrainë-Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, Psaki tha se vazhdojnë kontaktet diplomatike të Bidenit për krizën e Ukrainës. Ajo tha se Biden të enjten më 24 shkurt do zhvillojë një bisedë nëpërmjet internetit me liderët e G7-tës ku do të diskutojë zhvillimet e fundit në tensionet Ukrainë-Rusi.
Në pyetjen se cili është reagimi i SHBA-së për planin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili pavarësisht "kërcënimit për pushtim" do të marrë pjesë në konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, zëdhënësja Psaki tha: "Ky është një vendim që Zelensky do ta vendosë vetë. Por, çfarëdo që ai të vendosë, mbështetja e SHBA-së do të jetë në anën e tij".
Psaki vuri në dukje se Rusia ditët e fundit ka rritur agresivitetin e saj kundër Ukrainës. Ajo ndau pikëpamjen e saj se "vazhdojmë të besojmë se Rusia është përgatitur që të sulmojë Ukrainën në ditët e ardhshme".