Ekip
24 Maj 2016•Përditësim: 25 Maj 2016
LONDËR (AA) - Organizata terroriste DAESH mund të mposhtet vetëm nëse në luftën tokësore angazhohen edhe ushtritë e fuqive perëndimore, tha ish-kryeministri britanik Toni Bler, raporton Anadolu Agency (AA).
Blair tha se vetëm me sulme ajrore nuk mund të mposhten militantët e DAESH-it, duke shtuar se në vend të kësaj "forcat duhet të udhëheqin një luftë të vendosur në terren kundër tyre", me ndihmën e forcave britanike, amerikane dhe forcave tjera perëndimore.