İlyas Tayfun Salcı
15 Korrik 2020•Përditësim: 15 Korrik 2020
Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se përdorimi nga Turqia i mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) në mënyrë efektive në Libi dhe Siri është në cilësinë e "ndryshuesit të lojës", transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë një fjalimi në Konferencën e Fuqisë Ajrore dhe Hapësinore, ministri Wallace tregoi si shembull Turqinë në çështjen e dronëve (IHA).
Duke theksuar se Britania duhet të marrë mësim nga vendet e tjera në çështjen e mbrojtjes, Wallace deklaroi: "Shikoni se si Turqia që nga mesi i vitit 2019 ka përdorur në Libi dronët ‘Bayraktar TB-2'. Këto dronë mblodhën informacione, kryen vëzhgime dhe kryen operacione me objektiv vijën e frontit, linjat e furnizimit dhe bazave logjistike".
"Dronët turq, goditën korrikun e kaluar aeroportin Al-Jufra nën kontrollin e Ushtrisë Kombëtare të Libisë dhe shkatërruan shumë pika kontrolli komanduese dhe dy avionë transportues" tha Wallace, duke theksuar më tej:
"Ose, mendoni përfshirjen e Turqisë në Siri dhe se si ajo ka përdorur armatimet e mençura për të ndaluar luftën elektronike, dronët e lehtë dhe tanket, si dhe automjetet e blinduara dhe sistemet e mbrojtjes ajrore mbi to. Sipas lajmeve regjimi i Asadit pësoi humbje të mëdha. ‘3 mijë ushtarë, 151 tanke, 8 helikopterë, 3 dronë, 3 avionë luftarakë, kamionë, 8 sisteme të mbrojtjes ajrore, një bazë dhe një sërë pajisje dhe komplekseve të tjerë’. Edhe sikur gjysma e pretendimeve të jenë të drejta, kjo është në cilësinë e ndryshuesit të lojës".