Cansu Dikme
31 Janar 2018•Përditësim: 31 Janar 2018
ANKARA (AA) – Shefi i diplomacisë turke Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson mbi situatën aktuale në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Një burim i paemëruar diplomatik për AA tha se Çavuşoğlu dhe Tillerson kanë biseduar për Kongresin e dialogut kombëtar të Sirisë, që dy ditët e fundit u mbajt në Soçi të Rusisë.
Burimi i njëjtë raporton se shefat e diplomacisë turke dhe amerikane po ashtu biseduan edhe për operacioni “Dega e Ullirit”, të cilin forcat turke e zbatojnë në veriperëndim të Sirisë si dhe për situatën në Irak.