Dejan Maksimoviç
03 Dhjetor 2016•Përditësim: 03 Dhjetor 2016
CHAPECO (AA) – Qyteti brazilian Chapeco i cili ishte magjepsur nga rritja e klubit të tij modest të futbollit, përgatitet që sot të japë lamtumirën e fundit për heronjtë e tij të futbollit, të cilët humbën jetën në fatkeqësinë ajrore në Kolumbi, raporton Anadolu Agency (AA).
Pritet që në meshën për lojtarët dhe stafin teknik të Chapecoensea që humbën jetën në mënyrë tragjike të marrin pjesë mbi 100.000 persona, që është gjysma e popullatës së qytetit.
Mesha do të mbahet në stadiumin me kapacitet prej 20.000 personash, ndërsa të gjithë të tjetër të cilët kanë dëshirë të japin nderimet për viktimat do të mbushin hapësirën rreth tij.
Avioni u rrëzua më 28 nëntor në vargmalin Ande, afër qytetit kolumbian Medelin, pasi Chapocoense u nis për në ndeshjen e parë të finales së Kupës Sudamericana kundër Atletico Nacional.
Në aksidentin ajror humbën jetën 71 persona prej 77 sa ishin në fluturim, në mesin e tyre 19 lojtarë.
Është planifikuar që presidenti brazilian Michel Temer të shtunën në aeroport të jetë i pranishmëm gjatë mbërritjes së avionin me mbetjet mortore të viktimave, por nuk pritet që të marrë pjesë në meshën dhe varrimin e tyre në Chapeco.