Zehra Ulucak
22 Qershor 2016•Përditësim: 22 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Shkencëtarët japin alarmin se vullkani Hekla i cili njihet ndryshe dhe "Dera e Xhehennemit" e Islandës, mund të shpërthejë në çdo moment, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në Daily Mail Online thuhet se sipas informacioneve të fundit aktiviteti i llavës në brendësi të vullkanit i cili ndodhet në jug të vendit është rritur shumë pas dy shpërthimeve të fundit.
Profesor i gjeofizikës në Universitetin e Islandës, Pall Einarsson, në një deklaratë për ueb-faqen Visir në Islandë, ka theksuar nevojën e anulimit të organizimeve turistike në afërsi të vullkanit për shkak të rrezikut që ai paraqet.
Duke theksuar se Hekla është një vullkan i rrezikshëm, Einarsson u shpreh: "Hekla mund të shpërthejë në çdo moment. Nëse nuk jemi të kujdesshëm mund të gjendemi përballë një fatkeqësie."