Muhammet Nazım Taşcı
17 Janar 2022•Përditësim: 17 Janar 2022
Eksportet e Pakistanit drejt Afganistanit ranë me 25 për qind në 6 muajt e fundit, pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit në gusht të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të mediave lokale, shefi i mbledhjes së doganave Khaybar Pakhtunkhwa Ahmed Reza Khan në vendkalimin kufitar Torkham për mediat tha se pas mbërritjes së talebanëve në Kabul në gusht 2021, vëllimi i tregtisë midis Afganistanit dhe Pakistanit u ul ndjeshëm.
Khan deklaroi se eksportet e Pakistanit në Afganistan u ulën me 25 për qind në 6 muajt e fundit dhe shtoi se kjo situatë është shkaktuar nga struktura e brishtë ekonomike e Afganistanit dhe sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj talebanëve.
Duke theksuar se ekonomia e dobët afgane ka ulur fuqinë blerëse të njerëzve që jetojnë në këtë vend, Han theksoi se nga kjo është ndikuar edhe tregtia mes dy vendeve.
- Politika e Bankës Qendrore nuk dha atë që pritej
Ahmed Rıza Khan kujtoi se më 13 dhjetor 2021, Banka Qendrore e Pakistanit filloi një politikë të re eksporti me Afganistanin dhe në këtë kontekst, tregtarët afganë që duan të blejnë mallra nga Pakistani duhet të sjellin dollarë me pasaportat e tyre kur të hyjnë në vend.
Duke thënë se Banka Qendrore preferoi një politikë të tillë për të rritur hyrjen e dollarëve amerikanë në Pakistan, Khan tha se sistemi bankar në Afganistan është në prag të kolapsit dhe rezervat e dollarit janë shterur.
Ai potencoi se kjo politikë e Bankës Qendrore nuk mund t'i jep vrullin e nevojshëm tregtisë dypalëshe dhe se qeveria po punon për zgjidhjen e problemeve që lidhen me këtë çështje.
Sipas informacioneve, në vitin 2020 vëllimi tregtar mes dy vendeve ishte 754 milionë dollarë.
- Ekonomia e Afganistanit është në kolaps historik
Pasi talebanët erdhën në pushtet më 15 gusht 2021, u ndërpre ndihma për Afganistanin.
Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Rezerva Federale e SHBA-së ndërprenë qasjen e Afganistanit në fondet ndërkombëtare.
Afganistani, i cili pati një kohë të vështirë për shkak të konflikteve dhe paqëndrueshmërisë në rritje verën e kaluar, ekonomia e vendit u bë edhe më e rëndë pasi u ndërprenë ndihmat e sipërpërmendura.
Agjencia e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) njoftoi se numri i njerëzve që përballen me pasiguri akute ushqimore në Afganistan është të paktën 18.8 milionë, dhe ky numër pritet të rritet në 22.8 milionë gjatë muajve të dimrit.