Ekip
21 Gusht 2016•Përditësim: 22 Gusht 2016
SANTO DOMINGO (AA) – Autoritetet në El Salvador kanë arrestuar dy persona në një motoskaf, me të cilin tentuan që të trafikojnë 604 kilogramë kokainë, konfirmoi policia vendase, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një grua nga Hondurasi dhe një burrë nga Ekuadori janë arrestuar të premten në mbrëmje, ku tek ata policia gjeti 15 pako drogë, vlera e të cilave shkon rreth 15 milionë dollarë amerikanë, bëri të ditur drejtori i policisë në El Salvador, Howard Augusto Cotton në profilin e tij në Twitter.
Operacioni është realizuar pas fletarrestit për trafikim, rreth 111 kilometra nga gjiri Foncesca, në kufi me Hondurasin dhe Nikaraguan.