Eşref Musa,Mehmet Burak Karacaoğlu,Ahmad Wais
31 Mars 2020•Përditësim: 31 Mars 2020
EŞREF MUSA, BURAK KARACAOĞLU
Familja Qutaish nga Hama, që dha 6 viktima si pasojë e sulmit të avionëve luftarakë rusë ndaj një fermë pulash në Idlib, një ditë para se të hyjë në fuqi armëpushimi i 6 marsit, janë në pritje të dorës së ndihmës të zgjatet tek to.
Familja Qutaish është një ndër familjet që jeta u është errësuar për shkak të sulmeve të Rusisë, e cila mbështet regjimin e Bashar al-Assadit në Siri.
Ata para një viti ishin zhvendosur nga fshati i tyre në Hama, ndërsa më pas ishin strehuar në rajonin Marritmisrin të Idlibit, në një fermë pulash.
Ferma, më 5 mars u shënjestrua nga avionët luftarakë ruse, me ç'rast u shndërrua në varrezë për 6 pjesëtarë të familjes Qutaish.
Familja Qutaish nga Hama, që dha 6 viktima si pasojë e sulmit të avionëve luftarakë rusë ndaj një fermë pulash në Idlib, një ditë para se të hyjë në fuqi armëpushimi i 6 marsit, janë në pritje të dorës së ndihmës të zgjatet tek to. Familja Qutaish është një ndër familjet që jeta u është errësuar për shkak të sulmeve të Rusisë, e cila mbështet regjimin e Bashar al-Assadit në Siri. ( Muhammed Abdullah - Anadolu Agency )
Nëna Hitam Qutaish, varrosi dy bijat e saj 15 dhe 5-vjeçare, si dhe 4 të afërm të saj.
Ndërsa foshnja 1,5-vjeçare Mira do të jetojë me pjesë nga shrapnela që u janë ngjitur trupit si dhe plasaritjet në kafkë.
Familja pas sulmit ka mbetur pa kulm mbi kokë dhe ka migruar në rajonin ku gjendet kampi refugjatësh Atme në kufirin Siri-Turqi.
Hitam Qutaish, në deklaratën për Anadolu Agency (AA), tregoi përjetimet e saj gjatë sulmit dhe pas.
"Ishim duke fjetur në siguri. Për një çast avioni rus na shënjestroi. Nga rrënojat po dëgjoja rënkimin e bashkëshortit tim. Nuk dëgjoja dot zërat e dy bijave të mia, kunatës, bijës së saj, vjehrrit e vjehrrës. Kuptova se kanë vdekur. Inshallah janë shehidë", u shpreh ajo.
"Vallë foshnja ime 1,5-vjeçare ishte terrorist? Allahu ta marrë hakun tonë", tha nëna duke treguar se pas sulmit kanë humbur gjithçka dhe se kanë nevojë për shumë gjëra.
Gjendja në Idlib
Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.
Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë duke shkelur armëpushimin, përveç Idlibit morën nën kontroll zonat tjera të mbetura nga 4 rajonet për të cilët ishte vendosur që të ruhej situata e tyre.
Pasi forcat e regjimit përshpejtuan grumbullimin ushtarak në shtator 2018, Turqia dhe Rusia më 17 shtator 2018 në Soçi arritën një marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin. Regjimi pas një kohe të shkurtër rifilloi sërish sulmet që kishte ndërprerë, dhe në maj 2019 filloi operacionin tokësor për të marrë nën kontroll të gjithë rajonin.
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, në një deklaratë më 10 maj 2019, tërhoqi vëmendjen duke njoftuar se sulmet dhe provokimet në rritje të elementëve të regjimit në jug të Idlibit janë shndërruar në operacion tokësor që nga 6 maji.
Regjimi dhe mbështetësit e tij që nga kjo periudhë si rezultat i sulmeve intensive artilerike dhe sulmeve ajrore, krahas rajoneve të mëdha si Kafranbuda, Khan Shaykun, Maarat al-Numan, Saraqib morën nën kontroll edhe pjesën jugore dhe juglindore të Idlibit, pjesën veriore dhe periferinë lindore në Hama, pjesën jugore dhe periferinë perëndimore të Halepit si dhe shumë vendbanime të tjera.
Që nga Marrëveshja e Soçit më 17 shtator 2018 e deri më tani në sulmet e ndërmarrë në Idlib nga regjimi dhe mbështetësit e tij kanë humbur jetën rreth 2.000 civilë. Ndërsa numri i të zhvendosurve që nga janari 2019 e deri më tani ka arritur në 2 milionë.