Ekip
16 Janar 2017•Përditësim: 17 Janar 2017
SRINAGAR (AA) - Tre militantë të Kashmiri u vranë në pjesën e kontrolluar nga India të rajonit të kontestuar nga forcat indiane të sigurisë gjatë natës, njoftoi policia të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).
Konflikti i armatosur shpërtheu në krahinën Pahalgam, destinacion i njohur turistik në lumin Liddar, natën e së dielës, ka thënë për AA zëdhënësi i policisë Manoj Sheeri.
"Të tre trupat e militantëve janë marrë në mëngjes dhe që të tre ishin nga Kashmiri. Ne ua kemi kthyer trupat familjeve të tyre", tha ai.