Fırat Taşdemir
19 Janar 2022•Përditësim: 19 Janar 2022
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se 7 terroristë të PKK/YPG-së janë neutralizuar gjatë përpjekjeve për t'u infiltruar në rajonin "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ministria thuhet: "Vazhdojmë të ndërhyjmë ndaj terroristëve të cilët duan të prishin qetësinë dhe sigurinë në rajonin 'Burimi i Paqes'. Nëpërmjet mjeteve tona për mbështetjen e zjarrit u neutralizuan 7 terroristë të PKK/YPG-së që tentuan të infiltrohen dhe të hapin zjarr provokues kundrejt rajonit".