Ömer Sercan Karkuş,Cüneyt Karadağ
18 Tetor 2023•Përditësim: 19 Tetor 2023
Policia në Gjermani ndërhyri ndaj protestuesve që dëshironin të mbanin protestë në mbështetje të Palestinës pas sulmit kundër spitalit në Gaza, transmeton Anadolu.
Pas sulmit në Spitalin Al-Ahli Baptist, qindra presona u mblodhën në bulevardin "Sonnenallee" ku jetojnë kryesisht qytetarë arabë në zonën Neukölln të kryeqytetit Berlin dhe kërkuan të mbështesin Palestinën.
Mes policisë dhe protestuesve pati përleshje pasi policia nuk i lejoi protestuesit. Ndaj automjeteve të policisë u hodhën fishekzjarre dhe shishe dhe më pas për të shpërndarë protestuesit, policia përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Disa protestues u plagosën lehtë ndërsa policia ndaloi për pak kohë disa protestues me qëllim të identifikimit.
Rreth 1.000 persona që u mblodhën përpara portës historike Brandenburg, protestuan kundër sulmit ndaj spitalit Al-Ahli Baptist në Gaza dhe më pas u shpërndanë.