Sena Güler
21 Gusht 2019•Përditësim: 22 Gusht 2019
Një gjykatë në Melbourne të Australisë hodhi poshtë apelin e Kardinalit George Pell për të rrëzuar dënimin e tij për abuzim seksual, për të cilin ai po vuan burgim prej gjashtë vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mes të marsit, 77-vjeçari Pell, kardinal i lartë katolik i Australisë, njëherësh ish-shef i financave i Vatikanit, u dënua për sulm seksual ndaj dy djemve të korit në vitet 1996 dhe 1997 gjatë kohës së tij si kardinal në një katedrale të Melburnit.
Gjykata Supreme e Victoria-s refuzoi ankesën gjatë seancës dëgjimore, e cila u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të gjykatës.
Njerëz jashtë ndërtesës dhe ata që vëzhguan seancën brenda sallës së gjyqit e mirëpritën vendimin.
“Është një ditë e shkëlqyeshme për të gjithë. Është një ditë emocionuese dhe historike për botën", tha për AA Rob House, një nga viktimat.
House vuri në dukje se aktgjykimi do të kontribuojë në parandalimin e sulmeve seksuale në kishat katolike.
Pell u kthye në burg pas vendimit të gjykatës.