Ayhan Şimşek
15 Dhjetor 2021•Përditësim: 16 Dhjetor 2021
Një gjykatë gjermane ka dënuar një shtetas rus me burgim të përjetshëm për një "vrasje me kontratë shtetërore" të një azilkërkuesi çeçen në vitin 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjykata e Lartë e Berlinit vendosi se 56-vjeçari Vadim Nikolaevich Krasikov e kreu vrasjen në Berlin me urdhër të marrë nga "organet shtetërore të qeverisë qendrore ruse".
Viktima Zelimkhan Khangoshvili ishte një shtetas gjeorgjian i përkatësisë etnike çeçene, i cili luftoi kundër trupave ruse në Çeçeni në fillim të vitet 2000.
Ambasadori rus në Gjermani, Sergej Netschajew, i mohoi akuzat dhe ta se vendimi i gjykatës ishte i "motivuar politikisht".
Vrasësi i dyshuar u arrestua pranë parkut Tiergarten në Berlin, pasi dëshmitarët e panë atë dhe njoftuan policinë.