Rahmi Gündüz
19 Maj 2016•Përditësim: 19 Maj 2016
PARIS (AA) – Presidenti i Francës François Hollande zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Egjiptit Abdulfettah es-Sisi në lidhje me zhdukjen nga radari të avionit që po bënte udhëtiminin nga Parisi drejt Kajros, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga Pallati Elysee, njoftohet se të dy liderët janë të mendimit që të kenë bashkëpunim të afërt në lidhje me fatin e avionit të zhdukur.
Në deklaratë thuhet se presidenti Hollande e ndan shqetësimin me të afërmit e pasagjerëve që ndodheshin në avion.
Ndërkaq, kryeministri Manuel Valls, në deklaratën për kanalin RTL, tha se nuk përjashtojnë asnjë mundësi në lidhje me shkaqet e humbjes së avionit.
“Jemi në bashkëpunim të afërt me zyrtarë civilë dhe ushtarakë të Egjiptit. Egjipti në zonë ka dërguar avionë për zbulim. Franca është e gatshme të ofrojë çdo lloj ndihme për Egjiptin", tha Valls.