Dildar Baykan
06 Tetor 2017•Përditësim: 07 Tetor 2017
GUAHATI (AA) – Së paku shtatë persona kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një helikopteri ushtarak në verilindje të Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet e sigurisë theksojnë se helikopteri i takon Forcave Ajrore të Indisë dhe se u rrëzua në zonën malore në Tawangu.
Shtatë persona kanë humbur jetën të cilët gjendeshin në helikopter. Në vazhdim është hetimi mbi shkaqet e fatkeqësisë. Gjatë kohës së fundit në Indi shpesh herë ndodhin aksidentet ajrore të helikopterëve.
Qeveria thekson se shkaqet janë njerëzore dhe teknike.