İdris Sülün
19 Gusht 2021•Përditësim: 20 Gusht 2021
Në Indi përshpejtohet fushata e vaksinimit për t'u mbrojtur nga vala e tretë e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e publikuar nga BBC thuhet se sipas shifrave të qeverisë indiane në 24 orët e fundit në Indi u administruan 8.810.000 doza të vaksinës COVID-19, numër më i lartë ditor i vaksinimit në fushatën që filloi në janar.
Përkundër rritjes së numrit të rasteve ditore, thuhet se vetëm 13 për qind e popullsisë ka të drejtë për vaksinim, kurse një pjesë e madhe e popullsisë është e pa mbrojtur ndaj virusit.
India është bërë vendi i dytë më i prekur në botë nga virusi me afërsisht 32 milionë raste, pas SHBA-së e cila ka regjistruar më shumë se 35 milionë raste me COVID-19.
Pas SHBA-së dhe Brazilit, India është vendi i tretë me më shumë viktima në botë, me më shumë se 400.000 viktima nga COVID-19.
Qeveria indiane deri në fund të këtij viti planifikon të vaksinojë të gjithë qytetarët e saj të përshtatshëm për vaksinim, por mungesa e vaksinave dhe prania e skeptikëve nuk po bëjnë të mundur që fushata të arrijë shifrat e saj të synuara.