Ayşe Sarıoğlu
05 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
BOGOTA (AA) – Për shkak të inflacionit të lartë, qeveria e Venezuelës ka shtypur gjashtë apoenë të rinj të monedhës vendore Bolivar Fuerte, ndërsa kartëmonedhat e reja në qarkullim do të jenë nga 15 dhjetori i këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Banka Qendrore e Venezuelës ka thënë se janë në procesin e shtypjes së kartëmonedhave në gjashtë apoenë të rinj duke filluar nga 5000 deri 20.000 bolivarë, kurse deri më tani kartëmonedha më e madhe e vendit ishte 100 bolivar.
Trendi në rënie i inflacionit, tanimë numëron tre zero, ndërsa vetëm në 30 ditët e fundit vlera e Bolivar ka rënë me 67 përqind.