Arif Yusuf,Afra Aksoy
04 Prill 2016•Përditësim: 05 Prill 2016
BAGDAD (AA) - Në katër sulmet e sotme vetëvrasëse në Irak janë vrarë 21 persona dhe u plagosën 43 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në rrugën el-Vufud, në Basra, shpërtheu një makinë bombë, e cila la të vrarë pesë vetë dhe katër të tjerë u plagosën. Zona e Basras është jashtëzakonisht e pasur me naftë.
Pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë mbyllur rrugën për trafiku ku ndodhi shpërthimi, ndërsa në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e ndihmës emergjente.