Mustafa M. M. Haboush
02 Nëntor 2021•Përditësim: 02 Nëntor 2021
Iraku njoftoi se së fundmi i ka paguar 490 milionë dollarë amerikanë si dëmshpërblime lufte Kuvajtit, raporton Anadolu Agency (AA).
"Iraku pagoi 490 milionë dollarë kompensim të martën e kaluar nga shuma e përcaktuar nga OKB-ja për pushtimin e Kuvajtit nga regjimi i rrëzuar në fillim të viteve 1990", tha në një deklaratë ambasada irakiane në Kuvajt.
"Iraku do të punojë për të paguar shumën e mbetur të kompensimit (629 milionë dollarë) në fillim të vitit 2022", shtohet në deklaratë.
Në vitin 1991, OKB-ja e detyroi Bagdadin të paguante 52,4 miliardë dollarë kompensim për individët, kompanitë, organizatat qeveritare dhe të tjerët që pësuan humbje si rezultat i pushtimit irakian të Kuvajtit.
Iraku ndaloi pagesën e kompensimit në vitin 2014 për shkak të luftës kundër DEASH-it, i cili kontrollonte një të tretën e vendit, por rifilloi pagesat në vitin 2018.