Yunus Kaymaz
02 Qershor 2020•Përditësim: 03 Qershor 2020
Ish-boksieri Floyd Mayweather do t'i mbulojë shpenzimet e varrimit të George Floyd, afroamerikanit i cili humbi jetën si pasojë e dhunës së policisë gjatë arrestimit të tij në Minneapolis të Minnesotas në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Menaxheri i kompanisë së Mayweather, Leonard Ellerbe tha se ish-boksieri amerikan 43-vjeçar ka kontaktuar familjen e George Floyd e cila ka pranuar që ai t'i mbulojë shpenzimet e varrimit.
Mayweather edhe në vitin 2011 kishte mbuluar shpenzimet e ish-kundërshtarit të tij Genaro Hernandez, i cili ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare për shkak të kancerit.