Barış Seçkin
17 Prill 2020•Përditësim: 18 Prill 2020
Italia ka raportuar 482 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 23.227 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Departmenti i Mbrojtjes Civile të Italisë, rastet e konfirmuara u rritën me një shkallë më të shpejtë krahasuar me një ditë më parë, gjegjësisht me një rritje prej 0,7 për qind duke arritur në 107.771.
Shërimet po ashtu u rritën në 44.927, ndërsa numri i pacientëve që trajtohen në kujdes intensiv vazhdoi të ulet, duke lehtësuar më tej presionin mbi sistemin e kujdesiv shëndetësor të tepruar të Italisë.
Epiqendra e shpërthimit në Itali mbetet rajoni verior i Lombardisë, ku aktualisht ka 12.050 viktima nga koronavirusi, shifër e cila është më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të vdekjeve në Itali.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizatata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, mbi 2.25 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në mbarë botën, me rreth 156 mijë të vdekur dhe rreth 580 mijë të shëruar.