Barış Seçkin
17 Qershor 2020•Përditësim: 18 Qershor 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Itali ka shkuar në 34.448, me 43 viktima të konfirmuara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të Mbrojtjes Civile të Italisë, rastet aktive kanë rënë me 664 dhe tani vendi ka 23.925 të infektuar aktivë që presin shërimin.
Ndërkaq, bilanci i përgjithshëm i rasteve me virusin është rritur në 237.828, me 329 të infektuar në 24 orët e kaluara.
Po ashtu, numri i të shëruarve ka arritur në 179.455, pasi në 24 orët e fundit 929 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me virusin.
Italia gjithashtu vazhdoi të regjistrojë rënie në numrin e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 177 pacientë sa ishte dje, bilanci i të infektuarve në këto njësi ka rënë në 163.
Deri më tani, në Itali janë kryer 4.773.408 teste.