Ekip
12 Dhjetor 2021•Përditësim: 13 Dhjetor 2021
Autoritetet izraelite vendosën që familja e ish-kryeministrit Benjamin Netanyahu nuk do të ketë më mbrojtje sigurie, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komiteti ministror që shqyrtoi kërkesën e Netanyahut për të vazhduar mbrojtjen e sigurisë për të dhe familjen e tij për gjashtë muaj të tjerë vendosi t'i japë fund marrëveshjes që nga e hëna, raportoi kanali zyrtar KAN.
Të premten, Netanyahu paraqiti një ankesë në polici kundër asaj të cilën e quajti nxitje për dhunë kundër tij dhe familjes së tij.
Javën e kaluar, kryeministri i dikurshëm, tani lider i opozitës, tha se ai dhe familja e tij janë objektiva të mundshëm të vrasjes nga Irani dhe vende të tjera armiqësore ndaj Izraelit.