Mahmoud Mohamed Barakat
30 Nëntor 2020•Përditësim: 30 Nëntor 2020
Grupi rebel Houthi në Jemen ka pretenduar vrasjen e 8 ushtarëve të Arabisë Saudite në Jemenin lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Forca raketore të shtunën në mbrëmje arriti të shënjestrojë dhomën e operacioneve të përbashkëta në kampin Tadawin në provincën Marib me një raketë balistike Badr-P dhe goditja ishte e saktë", tha zëdhënësi i grupit, Yahya Sarea.
Ai shtoi se në sulm janë vrarë 8 komandantë dhe ushtarë sauditë, ndërsa janë plagosur 7 të tjerë.
Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin, Sana.
Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni ushtarak i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë ajrore shkatërruese që synonte të rikthente territoret e pushtuara nga Houthit.