Ekip
18 Dhjetor 2016•Përditësim: 19 Dhjetor 2016
RIJAD (AA) - Takimi me Mbretin saudit Salman bin Abdulaziz, shënon vizitën zyrtare të Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry në Rijad, e cila është ndoshta vizita e tij e fundit si shef i diplomacisë amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia shtetërore arabe e lajmeve SPA njoftoi se të dy zyrtarët diskutuan mbi çështjet rajonale. Para vizitës, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se Kerry gjatë një vizite në Arabinë Saudite do të diskutojë për luftën në Jemen dhe bisedimet e ngecura të paqes për t'i dhënë fund konfliktit.