Ekip
15 Korrik 2016•Përditësim: 16 Korrik 2016
PEKIN (AA) – Si pasojë e përmbytjeve nga shirat e dendur, të cilat me javë kanë përfshirë Kinën, jetën e kanë humbur 237 persona, ndërsa 93 llogariten si të zhdukur, raporton Anadolu Agency (AA).
Përmbytjet të cilat zgjasin që nga mesi i qershorit kanë goditur 1.508 qarqe në 28 provinca, kurse situata më alarmante është në pjesët qendrore dhe juglindore të vendit.