Lokman İlhan
15 Maj 2018•Përditësim: 16 Maj 2018
BOGOTA (AA) - Grupi rebel majtist i armatosur në Kolumbi, Ushtria Çlirimtare Nacionale (ELN), njoftoi se do të zbatojë armëpushim të njëanshëm në zgjedhjet presidenciale të vendit më 27 maj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së organizatës në rrjetet sociale është bërë e ditur se armëpushimi i njëanshëm që do të fillojë më 25 maj, do të përfundojë dy ditë pas zgjedhjeve, më 29 maj.
ELN gjithashtu edhe në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në muajin mars shpalli armëpushim të njëanshëm. Ky zhvillim ishte mirëpritur nga qeveria kolumbiane ku më pas bisedimet mes palëve rifilluan.
- Bisedimet do të zhvillohen në Kuba
Palët raundin e pestë të bisedimeve të paqes e filluan në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, por më pas ky vend ishte tërhequr nga të qënit nikoqir dhe vend garantues i negociatave.
Ekuadori e mori këtë vendim pas sulmeve terorriste në kufirin me Kolumbinë, ndërsa bisedimet mes dy palëve ishte ndërprerë për një kohë.
Kolumbia më pas njoftoi se bisedimet do të vazhdojnë në një shtet tjetër garantues në Kubë, përkatësisht në kryeqytetin e vendit, Havana.
Negociatat paqësore mes qeverisë dhe ELN-së zhvillohen nën mbikëqyrjen dhe garancinë e Brazilit, Kilit, Norvegjisë, Kubës dhe Venezuelës.