Ali Cura
06 Qershor 2022•Përditësim: 07 Qershor 2022
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha se deri më tani janë rrëzuar 190 avionë, 129 helikopterë ndërsa janë shkatërruar 3.424 tanke dhe automjete të blinduara që i përkasin Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Konashenkov në deklaratën e tij ka dhënë informacione për veprimet e ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë.
Duke theksuar se forcat ajrore ruse goditën me raketa me rreze të gjatë preciziteti të lëshuar nga ajri objektet ku ushtria ukrainase riparonte automjetet e blinduara rreth vendbanimit Lozova në rajonin e Kharkivit, Konashenkov tha se u shkatërruan 4 qendra komanduese dhe 15 zona ushtarake.
Ai theksoi se njësitë taktike luftarake ajrore ruse u vunë zjarrin 73 zonave ushtarake dhe se më shumë se 150 forca nacionaliste ukrainase u neutralizuan si rezultat i këtyre sulmeve. Konashenkov tha se sistemi i radarëve AN/TPQ-50 i prodhuar nga SHBA-ja u godit në rajonin e Donetskut.
Konashenkov tha se avioni luftarak Mig-29 që u përket forcave ajrore të Ukrainës u rrëzua pranë vendbanimit Slavyansk në rajonin e Donetskut ndërsa 13 mjete ajrore pa pilot u shkatërruan në vende të ndryshme në Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk.
Sipas tij, njësitë e raketave dhe artilerisë u vunë zjarrin 431 zonave ushtarake dhe se më shumë se 300 forca nacionaliste ukrainase u neutralizuan në këto sulme.
"Deri më sot janë shkatërruar 190 avionë, 129 helikopterë, 1.127 mjete ajrore pa pilot, 330 sisteme raketash të mbrojtjes ajrore, 3.424 tanke dhe automjete të blinduara, 473 raketahedhës me shumë fuçi, 1.795 aviatorë dhe mortaja, 3.446 automjete ushtarake private", tha Konashenkov.