Murat Karadağ
29 Qershor 2016•Përditësim: 29 Qershor 2016
SEUL (AA) – Koreja e Jugut, SHBA-të dhe Japonia kanë organizuar manovrën e parë të përbashkët në Oqeanin Paqësor me predha anti-raketore, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga ana e ushtrisë së SHBA-ve, theksohet se manovra e emërtuar “Dragoi i Paqësorit” e organizuar në Oqeanin Paqësor do t’i zhvillojë edhe më shumë marrëdhëniet veçmë të forta mes këtyre tri shteteve.
Në deklaratë gjithashtu inkurajohen Seuli dhe Tokio për bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta dhe potencohet se manovra rrit shkëmbimin e informacioneve mes tri shteteve të fuqishme ne rajon dhe se ka cilësinë e një mesazhi të fuqishëm për “këmbëngulësinë e Phenianit në ambiciet për armë bërthamore”.
Nga ana tjetër, në deklaratën e dhënë nga flota e Koresë së Jugut, bëhet e ditur se tri vendet kanë bërë vlerësime të përbashkëta duke shkëmbyer informacione në lidhje me predhat përkatëse anti-raketore, detektuese dhe përcjellëse që gjuhen nga toka.