Emre Gürkan Abay
24 Shkurt 2022•Përditësim: 24 Shkurt 2022
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, bëri të ditur se me qeverinë e Ukrainës mund të bisedojnë brenda "kushteve të caktuara", transmeton Anadolu Agency (AA).
"Këto kushte kanë të bëjnë me situatën e neutralitetit dhe refuzimin për vendosjen e armëve", tha Peskov në një deklaratë për gazetarët në Moskë.
Për afatin e operacionit ushtarak do të vendosë presidenti i Rusisë Vladimir Putin, njoftoi Peskov. "Objektivat janë përcaktuar nga Putin si çarmatimi dhe pastrimi i Ukrainës nga nazizmi. Që të dyja përbëjnë kërcënim për vendin dhe popullin tonë. Afati kohor do të varet nga rezultatet dhe përparimi, dhe sigurisht që do të përcaktohen nga Putin", u shpreh Peskov.
Ndaj pyetjes nëse janë apo jo të gatshëm të kontaktojnë me qeverinë e Ukrainës, Dmitry Peskov u përgjigj se "Putin formuloi vizionin se çfarë duhet të presim nga Ukraina për të zgjidhur problemet që janë vija jonë e kuqe. Këto kushte kanë të bëjnë me situatën e neutralitetit dhe refuzimin për vendosjen e armëve. Nëse qeveria ukrainase është e gatshme të bisedojë këtë".
Peskov, foli edhe në lidhje me zhvlerësimin e përjetuar në rublën dhe në tregjet ruse pas fillimit të operacionit ushtarak kundër Ukrainës. Për këtë çështje Peskov tha se "Tashmë ishte parashikuar reagimi emocional i tregjeve dhe u morën të gjitha masat e nevojshme që koha e reagimit të ishte sa më e shkurtër".
Më tej Peskov tha se sot Putin do të takohet me drejtuesit e lartë të kompanive në Rusi.