Davit Kachkachishvili
20 Shtator 2016•Përditësim: 20 Shtator 2016
TBILISI (AA) - Kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili tha se nuk është e mundshme të injorohet problemi me refugjatët i cili po ndodh në vendin e tij dhe në gjithë botën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së publikuar nga ueb faqja e Zyrës së kryeministrit, theksohet se Kvirikashvili i cili ndodhet në New York në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), në fjalimin e tij në Samitin për Refugjatë dhe Migrantë u përqendrua në krizën ndërkombëtare të refugjatëve dhe migrantëve dhe zgjidhjen e këtij problemi.