Ruslan Rehimov
09 Qershor 2021•Përditësim: 09 Qershor 2021
Një ushtar armen i cili u kap nga ushtria azerbajxhanase për shkelje të kufirit u kthye në vendin e tij, tha të martën Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Artur Kartanyan, i cili u arrestua të hënën në rajonin Lachin, u dërgua përsëri në Armeni pasi u kuptua se ai nuk hyri në territorin e Azerbajxhanit me qëllim të kryerjes së një provokimi, tha ministria në një deklaratë.
"Duke demonstruar edhe një herë humanizmin e palës azerbajxhanase, ne sigurojmë kthimin e një personi i cili nuk ka kryer krim kundër vendit tonë", shtoi ministria.
Në vitin 1991, ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, i njohur ndërkombëtarisht si territor azerbajxhanas dhe shtatë rajone ngjitur.
Më 27 shtator të vitit 2020, ushtria armene filloi sulme ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase dhe shkeli disa marrëveshje humanitare të armëpushimit.
Gjatë një konflikti 44-ditorë, i cili përfundoi me një marrëveshje të nënshkruar më 10 nëntor, Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra nga okupimi armen.