İlyas Tayfun Salcı
17 Qershor 2020•Përditësim: 18 Qershor 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 42.153, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministra e Shëndetësisë në Twitter, në 24 orët e fundit në Britani janë regjistruar 184 viktima.
Ndërkaq, numri i të infektuarve ka shkuar në 299.251, me një rritje prej 115 rastesh ditore.