07 Nëntor 2015•Përditësim: 08 Nëntor 2015
MADRID (AA) – Mijëra njerëz nga të gjitha viset e Spanjës janë tubuar dje në Madrid në shenjë proteste kundër shunës në familje, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtarëve të 380 organizatave rajonale dhe 70 organizatave shtetërore feministe iu bashkuan përfaqësuesit e partive kryesore politike në Spanjë, sindikata dhe organizata joqeveritare të cilat merren me këtë tematikë lidhur me pabarazinë gjinore.
Të pranishmëve iu drejtua Angela Gonzalez, nëna e një viktime të dhunës familjare. Vajza e saj u vara nga bashkëshorti i dhunshëm. Gonzalez foli në shenjë kujtimi për të gjithë ata që kanë humbur jetën si viktima të dhunës familjare.